“Milani i madh kthehet vetëm me mua”, Berluskoni reagon ashpër ndaj Gazidhis: Fjalët t’ia thotë… tualetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 23:03

“Milani i madh kthehet vetëm me mua”, Berluskoni reagon ashpër ndaj Gazidhis: Fjalët t’ia thotë… tualetit

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, i përgjigjet i inatosur administratorit të Milanit, Ivan Gazidhis, i cili në prezantimin e Stefano Piolit, u shpreh se e kishte shpëtuar ekipin nga falimentini dhe rënia në Serinë D, prej menaxhimit të keq të të tjerëve.

berluskoni

“Ato janë fraza që nuk duhen thënë. Ose, nëse do t’i thotë dikush, të shkojë e ta bëjë në tualet, të mbyllë derën e t’ia thotë tualetit” – u shpreh Berlusckoni, duke u larguar nga stadiumi “Brianteo ku Monza e tij forcoi pozitat në krye të Serisë C, duke mundur AlbinoLefen.

Kavalieri nuk komentoi ndryshimin e trajnerit te Milani, por me shaka tregoi recetën për rikthimin e Milanit në kohët e lavdishme. “Është shumë e thjeshtë, por e vështirë për t’u arritur. Duhet t’ia japim klubin sërish Silvio Berluskonit” – thotë Berluskoni.

“Monza miqësore me Milanin? E kam thënë shpesh, në miqësore mund ta mundim 3-0, ndoshta edhe e kam ekzagjeruar pak. Por, këto janë shaka për të pasur buzëqeshje. Monza ime, si Juventusi i Serisë C? Nuk është keq, kompliment i mirë” – mbylli Berluskoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"