Milani i hap rrugë shitjes së Bonuçit, tensionohet situata në klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 16:16

Milani i hap rrugë shitjes së Bonuçit, tensionohet situata në klub

Milani ka vendosur t’i hapë rrugë shitjes së Bonuçit. Mbrojtësi italian, që u ble vitin e kaluar nga Juventusi për shumën e 42 milionë eurove, mund të largohet. Ky vendim mund të merret nga klubi pas problemeve ekonomike që po kalon Milani. Menaxherit të lojtarit i është dhënë drita jeshile për të shqyrtuar çdo ofertë, që do të vijë në drejtim të mbrojtësit të kombëtares italiane.

Bonuci-Ikardi-470x313

Vetë lojtari nuk është prononcuar për këtë çështje, por ai duket se nuk është i kënaqur me këtë situatë që është krijuar në klub pas ikjes së Jong Hong Li dhe ardhjes së Eliot. Shoqëria është në një kaos total, ndërkohë që ndeshja miqësore ndaj Novarës është planifikuar të luhet ditën e premte në orën 17.00 në “Milanelo”.

bonuci gatuzo

Drejtuesit kanë vendosur që ky takim të luhet me dyer të mbyllura. Ata i tremben ndonjë situate të pakëndshme, që mund të krijohet nga tifozët e tyre nëse do të ishin prezentë. Ata janë të pakënaqur nga merkato dhe gjendjen që skuadra e tyre ndodhet në këtë fazë. Milani do të presë Kasin për të parë nëse do të jetë apo jo në Europa Ligë sezonin e ardhshëm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"