Milani gati të surprizojë dhe të lumturojë tifozët, nis kontaktet me objektivin e Interit dhe Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 12:35

Milani gati të surprizojë dhe të lumturojë tifozët, nis kontaktet me objektivin e Interit dhe Juventusit

Milani gati të surprizojë të gjithë, teksa ka nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit të Breshas, Sandro Tonali, për ta transferuar atë në “San Siro”.kieza-tonali-zaniolo

Tonali është një nga talentet që ka spikatur këtë sezon në Serie A dhe ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha, që duan ta transferojnë atë.

Interi dhe Juventusi prej kohësh interesohen për italianin, i cili shihet si e ardhmja e mesfushës. Por së fundmi në garë për lojtarin është edhe Milani, që ka nisur kontaktet e para për ta afruar lojtarin.tonali.brescia.2019.20.750x450

Një avantazh që do të kishin kuqezinjtë për 19-vjeçarin, është fakti se ai ka dalë hapur se është një tifoz i Milanit dhe do ta pranonte një kalim te ky ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"