Milani fillon me operacionin “fshesa”, dy mesfushorët e krahut nxirren në shitje nga kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 16:31

Milani fillon me operacionin “fshesa”, dy mesfushorët e krahut nxirren në shitje nga kuqezinjtë

Milani ka filluar nga puna për të krijuar një grup të lojtarësh që do të luftojë për të ruajtur titullin kampion. Kuqezinjtë kanë nisur nga puna në merkato për të transferuar disa futbollistë drejt Milanos, por nga ana tjetër, disa të tjerë duhet të largohen.

rebic - salemakers

Ante Rebiç dhe Aleksis Alemakers janë dy lojtarët që janë nxjerrë në shitje nga Stefano Pioli.

Mesfushori kroat nuk arriti të shkëlqente këtë sezon për shkak të dëmtimeve dhe u detyrua të bëhej një lojtar stoli.

Nga ana tjetër, Salemakers nuk i përmbushi prtitshmëritë e klubit, me Piolin që është vënë në kërkim të një tjetër mesfushori të djathtë.

Gjithashtu në listën e largimeve kanë qenë prej kohësh edhe Alesio Romanjoli me Samu Kastijehon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"