Milani e nisi mbarë, flet Diaz: E merituam, s’i druhem konkurrencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 21:50

Milani e nisi mbarë, flet Diaz: E merituam, s’i druhem konkurrencës

M ilani e ka nisur me fi tore këtë edicion në Serinë A, duke mundur me shifrat 4-2 Udinezen. Goli i Bekaos, që në minutën e dytë të sfidës tronditi kuqezinjtë, por ata reaguan menjëherë dhe ia dolën të barazonin me penalltinë e Teo Hernandezit, pas një faulli ndaj Kalabrias në zonë.

ac-milan-v-udinese-calcio-serie-a2

Ishte përsëri Kalabria protagonist i golit të dytë pak minuta më vonë, kur harkoi për Rebiçin, i cili nuk gaboi. Dukej se Milani kishte gjithçka nën kontroll më pas, e megjithatë, Mazina me kokë barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë. Fraksioni i dytë nisi me golin e Diazit, teksa ishte përsëri Rebiç që vulosi fatin e duelit.

FLET PROTAGONISTI – Kishin kaluar 322 ditë nga goli i fundit, dhe, më në fund, Brahim Diaz vendosi të prishë mallkimin. Një asist dhe rrjeta e 3 me 2 kundër Udinezes, që çoi takimin në binarët e qetësisë. Së bashku me Ante Rebiçin ishin më të mirët e sfidës, por për arsye golash, çmimin e mori kroati. Ndërkohë, spanjolli feston duke treguar numrin si për të dhënë që nuk i druhet konkurrencës me De Ketelarën, që e zëvendësoi apo me Adlinë, dy të sapoardhur në gjirin e kampionëve të Italisë. Diaz është nga ata që e ka të nevojshëm presionin, teksa pas ndeshjes deklaroi:

“Është gjithmonë shumë bukur të kesh në skuadër lojtarë të fortë. Origi, De Ketelare e Adli do të na ndihmojnë. Më vjen mirë për secilin prej tyre dhe duhet të vazhdojmë të sillemi si skuadër, pasi fryma e grupit na ka sjellë deri këtu”. Siç thamë, goli i mungonte që prej 25 shtatorit të vitit të kaluar, kur së bashku me Daniel Maldinin, i jepnin “Djallit” një fitore të vuajtur kundër Specias. Sidoqoftë, për numrin 10 kuqezi golat nuk janë fiksim.

“Për Milanin jap gjithçka. Më pëlqen të lumturoj tifozët, por nuk jam i fiksuar pas golave. I njoh cilësitë e mia dhe jam i qetë. Është bukur të shënosh, por akoma më mirë kur skuadra del fitimtare”. Nuk është mister që Milani do të kërkojë të konfirmohet kampion. Ylli i dytë, por edhe një ecuri më e mirë në Champions, janë objektivat e deklaruar. “Jemi një ekip i fortë, që sapo ka fituar titullin. Duam të bëjmë të njëjtën gjë sivjet, por le t’i marrim ndeshjet me radhë. Së bashku, mund të arrijmë larg, por bilancet bëhen gjithmonë në fund. Nuk na intereson se çfarë bëjmë rivalet. Duhet të shohim vetëm punën tonë”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"