Milani e ndjek për javësh, futbollisti i Dortmundit i “mbyll derën” kuqezinjve: Nuk largohem!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 17:55

Milani e ndjek për javësh, futbollisti i Dortmundit i “mbyll derën” kuqezinjve: Nuk largohem!

Prej ditësh përflitet si goditja e radhës për kuqezinjtë, por Julian Brandt e mendon ndryshe. 25-vjeçari i Borusias dëshiron të qëndrojë në skuadër dhe këtë e ka konfirmuar gjatë një deklarate për shtyp.

julian

“Nuk i kam ushqyer kurrë këto thashetheme lidhur me largimin tim. Gjithçka e ka fillesën te gazetat në Itali. Sigurisht që është mirë kur klubet e tjera shprehin interes, por për mua, nuk ka asnjë sinjal që duhet të largohem. Për ta thënë qartë, nuk mendoj se do të luaj diku tjetër këtë sezon”, ka deklaruar mesfushori verdhezi.

Dy fjali, por shumë saktësi për Brandt që në sezonin e kaluar pati humbur vendin në skuadër. Me ardhjen e Marko Rozes në stolin e Borusias, futbollisti e sheh të mundur rikthimin mes titullarëve. Kujtojmë se për të interesohet edhe Lacio, përveç Milanit, që e sheh si një alternativë për krahun e djathtë të sulmit, por edhe si fantazist. Sikur të mos mjaftonte koment i vetë Brandtit, për revistën “Bild” ka folur edhe Hoakim Vacke.

Drejtori i Borusias është pyetur mbi situatën dhe një largim të mundshëm të mesfushorit. Përgjigja e tij ka qenë po aq e prerë sa ajo e vetë 25-vjeçarit. “Për mua nuk ka dyshime. Juliani nuk do të lëvizë nga skuadra gjatë kësaj merkatoje. Ky diskutim vlen për të, por edhe për Halandin. Nuk jemi të interesuar të dëgjojmë asnjë propozim dhe djemtë nuk do të largohen”, ka deklaruar Vacke në komentin e tij për “Bild”. Këto mesazhe të qarta largojnë klubet e interesuara, ndaj Milanit do t’i duhet të gjejë një alternativë tjetër, me Vlasiçin dhe Iliçiçin që janë pistat më të mundshme për t’u veshur kuqezi në sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"