Milani e kërkon prej kohësh, ekipi i Serisë A i vendos çmimin mbrojtësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 14:51

Milani e kërkon prej kohësh, ekipi i Serisë A i vendos çmimin mbrojtësit

Milani vazhdon të ndjekë mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, por ekipi vjollcë kërkon 40 milionë euro për të. “Tuttosport” pretendon se e vetmja gjë që po e ndal Milanin për të bërë një lëvizje konkrete për mbrojtësin është çmimi i vënë nga Fiorentina.

Nikola+Milenkovic+ACF+Fiorentina+v+Atalanta+-267CpISxOrl

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli e njeh mirë mbrojtësin 22 vjeçar që nga koha kur drejtone Fiorentinën dhe do dëshironte ta sillte Milenkoviçin në “San Siro” këtë verë. Mediat italiane pretendojnë se në negociata mund të përfshihet edhe mesfushori brazilian Lukas Pakueta, por një shkëmbim nuk do mjaftonte pasi Pakueta vlerësohet 35 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"