Milani e Interi mbeten me “gisht në gojë”, mesfushori brazilian zgjedh klubin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2018 | 21:59

Milani e Interi mbeten me “gisht në gojë”, mesfushori brazilian zgjedh klubin anglez

Bernard, mesfushori i Shaktar Donjetskun, të cilit i kishte mbaruar kontrata me klubin ukrainas, i ka shtangur të gjithë me lëvizjen e tij. Milani, Interi, por edhe Çelsi në Angli, kërkonin shërbimet e brazilianit, por ky i fundit ka zgjedhir Evertonin.

i

Në orët në vazhdim ai pritet të mbërrijë në Angli, ku do të kryejë vizitat mjekësore, dhe do të firmosë një kontratë që me shumë mundësi do të jetë për 5 vitet e ardhshme. Orët e fundit flitej shumë se Bernard ishte pranë Milanit, por kjo lëvizje surprizë zbulohet vetëm në orët e vona të sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"