Milani drejt divorcit me Maldinin, Kasano shpërthen në kritika: Ata duhet të puthin ku shkel, më mirë t’u bëjë m***

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 22:58

Milani drejt divorcit me Maldinin, Kasano shpërthen në kritika: Ata duhet të puthin ku shkel, më mirë t’u bëjë m***

Lajmi i bujshëm se Paolo Maldini është shumë pranë lamtumirës nga Milani, është kthyer në temën kryesore sot në Itali. Presidenti Xherri Kardinale dhe drejtori teknik duket se nuk kanë një mirëkuptim mes tyre për vazhdimin dhe rrugët mund të ndahen në ditët në vijim.

kasano

Situatë e cila nuk i ka pëlqyer Antonio Kasanos, i cili ka sulmuar ashpër Kardinalen për këtë zhvillim të papritur në klubin kuqezi.

“Maldini ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Milani, ndërsa ky Kardinale me kujton Palotën e Romës, bën vetëm foto dhe skena, ndërsa Maldinit duhet t’i puthin ku shkel me këmbë.

Si gjithmonë, këta amerikanët vijnë pa kuptuar asgjë nga futbolli. Unë shpresoj për të mirën e Paolos që t’u bëjë m*** ta rifillojë diku tjetër. Nëse nuk është i lumtur, është e drejtë që të largohet dhe ata të sulmohen”, ishte komenti i Kasanos në ”Bobo TV” rreth lajmit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"