Milani drejt akordit me “Ibrahimoviçin” e femrave, futbollistja me prejardhje shqiptare pranë firmës me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 20:22

Milani drejt akordit me “Ibrahimoviçin” e femrave, futbollistja me prejardhje shqiptare pranë firmës me kuqezinjtë

Futbollistja me prejardhje shqiptare, por e lindur në Suedi, Kosovare Asllani, është drejt transferimit të saj te Milani.

kosovare asllani

E njohur ndryshe dhe si “Ibrahimoviçi” i futbollit të femrave, Asllani ka mbërritur në Milano për të vazhduar të ardhmen e saj me kuqezinjtë.

32-vjeçarja, e cila u aktivizua me Realin e Madridit për dy vitet e fundit, duket se ka marrë vendimin për ta mbyllur në Spanjë dhe për të vazhduar një aventurë të re në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"