Milani dhe Torino, takim blic për Andrea Belotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 13:51

Milani dhe Torino, takim blic për Andrea Belotin

Në “Casa Milan” në orët e mbrëmjes së të mërkurës përfundoi edhe takimi mes Xhanluka Petrakit, drejtorit sportiv të Torinos dhe drejtuesve të Milanit. Gjatë takimit, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, është bërë edhe një sondazh për shanset e Belotit për të veshur fanellën e “djallit”. Gjatë bisedimeve, janë përmendur edhe emrat e Kuçkës dhe Polit në orbitën e torinezëve dhe ata të Zapakostës dhe Bazelit në shënjestrën e Milanit.

GIUSEPPE MEAZZA STADIUM, MILAN, ITALY - 2017/01/12: Andrea Belotti (left) of Torino FC and Gianluigi Donnarumma of AC Milan hug at the end of the Tim Cup football match between AC Milan and Torino FC. AC Milan wins 2-1 over Torino FC. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

 

Milani ka marrë seriozisht “kërcënimet” e ardhura nga Barcelona dhe Liverpuli në lidhje me sulmuesin Geri Deulofeu. Nëse nga njëra anë në Katalunjë premtojnë riblerjen e tij, trajneri i Evertonit, klubi që mban kartonin e lojtarit, premton rikthimin e tij në kampionatin anglez.

milan delofeu

Mes shumë alternativash, vendimtare do të jetë dëshira e spanjollit, i cili, pavar- ësisht gjithçkaje, ka në dorë fatin e tij. Drejtuesit kuqezinj, duke mos dashur të kapen të papërgatitur në rast largimi të Deulofeut, po bëjnë sondazhe për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Argjentinasi Okampos, aktualisht në organikën e Montelës, nuk ka bindur me paraqitjet e tij ndaj “Djalli” do të synojë paktin me Papu Gomez të Atalantës. Argjentinasi po zhvillon një sezon të mrekullueshëm në Bergamo dhe nuk do të ishte kundër një zbarkimi në Milano. Preferenca e tij për kuqezinjtë është bërë e qartë jo vetëm nga darkat me bashkatdhetarët e tij që luajnë në “San Siro”, por edhe nga “pëlqimet” ndaj stërvitjeve kuqezi që Papu bën në rrjetet sociale.

papu

Me mbi 200 ndeshje në Serinë A dhe 40 golave të shënuar, Gomez do të ishte një afrim më se i pëlqyeshëm nga Montela, që para pak ditësh pati deklaruar se preferon shtatshkurtrit, të cilët i konsideron edhe më dinakë. 30-vjeçari ka treguar se e njeh mirë portën, por është gjithashtu një njohës i mirë i artit të pasimit, çka do të ishte një plus i madh në kuadër edhe të ndryshimit të skemës së kuqezinjve, të cilët priten që sezonin e ardhshëm të rreshtohen me 4-2-3-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"