Milani dhe Piontek në krizë, nisin lëvizjet për sulmin. Tre emra “big” në “orbitën” e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 10:51

Milani dhe Piontek në krizë, nisin lëvizjet për sulmin. Tre emra “big” në “orbitën” e kuqezinjve

Milani është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh dhe ekipi nuk po gjen dot ritmin e duhur. Kriza ka kapluar edhe sulmin, me Piontekun, i cili ka harruar të gjejë rrugën e rrjetës.

IBRA

Teksa momenti është jo i mirë, në kampin kuqezi kanë nisur të krijojnë pista për merkaton e janarit. Siç raporton “Tuttosport”, Milani është vënë në ndjekje të një sulmuesi klasi.

dris mertens

I pari në këtë listë është Ibrahimoviç, por mosha e tij nuk premton shumë dhe drejtuesit e shohin me skepticizëm rastin. Ndërkaq tashmë janë hapur dhe dy pista të reja, pasi Milani po sheh alternativat e Manxukiçit dhe Mertensit, që do largohen nga Juvja dhe Napoli, përkatësisht.

Mario Manxukic

Nuk dihet se cili do të jetë sulmuesi që Milani do të transferojë, por e sigurtë është se kuqezinjtë do të përforcohen, për të kaluar këtë krizë që po zhgënjen dhe tifozerinë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"