Milani dhe Interi e fillojnë me fitore 3-0, shtyhet debutimi i Ajetit dhe Gjimshitit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 22:54

Milani dhe Interi e fillojnë me fitore 3-0, shtyhet debutimi i Ajetit dhe Gjimshitit (VIDEO)

Dy fitore me rezultat të njëjtë, 3-0, kanë bërë që Milani dhe Interi ta nisin në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serinë A.

milan

Kuqezinjtë e drejtuar nga Vinçenco Montela e patën shumë të thjeshtë punën në transfertë ndaj Krotones, teksa që në minutën e 5-të Keçerini la vendasit me 10 lojtarë duke shkaktuar dhe penallti. Kesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në minutën e 18 ishte i riu Kutrone që realizoi golin e dytë, ndërkohë që në të 24-tën shënoi edhe Suso. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fund, ndërkohë që Arlind Ajeti e ndoqi të gjithë takimin nga stoli duke mos debutuar që sot me Krotonen.

Interi gjithashtu e pati të thjeshtë fitoren ndaj Fiorentinës. Në minutën e 6 Ikardi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 15 kapiteni i zikaltërve dyfishoi rezultatin. Golin e tretë e shënoi Perisiç në minutën e 79.

Në takimet e tjera, Lacio e Thomas Strakoshës barazoi në shtëpi 0-0 përballë debutuesve të SPAL-it. Portieri shqiptar ishte në fushë gjatë gjithë lojës si zakonisht. Benevento e Berat Gjimshitit u mposht me përmbysje në transfertë ndaj Sampdorias me rezultatin 2-1. Mbrojtësi shqiptar e ndoqi të gjithë takimin nga stoli i rezervave.

Ndeshjet

Bolonja – Torino 1-1

Krotone – Milan 0-3

Inter – Fiorentina 3-0

Lacio – SPAL 0-0

Sampdoria – Benevento 2-1

Sasuolo – Xhenoa 0-0

Udineze – Kievo 1-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"