Milani dhe Fiorentina projektojnë shkëmbimin e bujshëm, kuqezinjtë interesohen edhe për yllin e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 8:59

Milani dhe Fiorentina projektojnë shkëmbimin e bujshëm, kuqezinjtë interesohen edhe për yllin e Arsenalit

Mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Europës, sezoni parashikon rreth 50 ndeshje për Milanin dhe detyrimisht, Benaser e Kesi nuk mund të luajnë në të gjitha. Për këtë arsye kuqezinjtë po kërkojnë përforcime në mesfushë dhe emri më i ri është ai i Vilmar Barriosit. Agresiv dhe i specializuar në rikuperimin e topave, 26-vjeçari duket si profili i duhur për t’i dhënë alternativa Piolit. Ai po shkëlqen me fanellën e Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe rusët janë gati të privohen në këmbim të 16 milionë eurove.

paketa

Barrios është shkatërrues tipik, por ka këmbë të edukuara, ndaj te Milani mund të përdoret për të zëvendësuar, sipas nevojës, njërin mes Kesit dhe Benaserit që në sezonin e fundit ishin ndër lojtarët më të përdorur të Milanit.

MILANO-FIRENCE – Milan dhe Fiorentina raportohet se po bisedojnë për një shkëmbim mes tyre të Lukas Paketasë dhe Nikola Milenkoviçit. Mesfushori brazilian ka dështuar në “San Siro” dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli i cili nuk i ka dhënë shumë besim në muajt e fundit.

Sipas “Sportmediaset”, kuqezinjtë po mendojnë ta dërgojnë në huazim te vjollcët. Do të ishte një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, teksa në këmbim do të kërkohet qendërmbrojtësi Nikola Milenkoviç. Ky i fundit është nën kontratë me klubin toskan deri në qershor të vitit 2022 dhe nuk duket i interesuar për të rinovuar pasi ka refuzuar të dëgjojë çdo propozim të drejtuesve.

lucas_torreira_arsenal_4_tottenham_2_premier_league_gettyimages-1067598590

DUELI – Nuk do të jetë vetëm kjo çështje mes këtyre dy klubeve të Serisë A, pasi drejtuesit përkatës do të “garojnë” edhe në pista të tjera. Kjo, sepse Milan dhe Fiorentina janë të dyja të interesuara për mesfushorin e Arsenalit, Lukas Torreira. Torreira e njeh mirë Serinë A, pasi ka luajtur me Peskarën dhe Sampdorian para se të transferohej tek Arsenali në verën e 2018-ës për 29 milionë euro.

24-vjeçari prej kohësh nuk është një zgjedhje e parë në formacionin e “Topçinjve” dhe po mendon një rikthim në Serinë A. Sipas “The Telegraph”, Milani është skuadra favorite për të nënshkruar me Torreirën, por kanë konkurrencë nga Fiorentina që e dëshiron gjithashtu mesfushorin e Arsenalit. Klubi vjollcë është gati t’i garantojë 10 milionë euro për katër sezone, por dëshira e uruguaianit është që të luajë me “Djallin”, ndaj bisedimet do të mbesin pezull edhe për pak kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"