Milani dëshiron ta kthejë në pankinë, Alegri: Juventusi nuk është në krizë, kampionati është i gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 11:45

Milani dëshiron ta kthejë në pankinë, Alegri: Juventusi nuk është në krizë, kampionati është i gjatë

E bujshme. Masimiliano Alegri mund të rikthehet të drejtojë Milanin, pasi stoli i Viçenco Montelës vazhdon të “dridhet” nga ndeshja në ndeshje. Mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit kinezë po mendojnë trajnerin e Juventusit si pasardhësin e “Aeroplanit”, pavarësisht se ky i fundit është i përqendruar maksimalisht te “Zonja”.

Alegri

Ditën e djeshme, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Sportingun e Lisbonës, ai nuk ka dashur të merret me këtë çështje, por ka folur për situatën e bardhezinjve.

“Juventusi nuk është absolutisht në krizë. Kampionati është i gjatë, ndërsa Champions-i është një tjetër kompeticion. Atmosfera është shumë e mirë në skuadrën tonë, thjesht duhet të gjejmë ekuilibrat dhe nuk duhet ta lëmë humbjen me Lacion që të na shkatërrojë sezonin dhe të ardhmen.

Napoli? Është me meritë në vendin e parë, por është kampionat i gjatë. Sportingu? Ndeshje shumë e rëndësishme. Matematika thotë që nëse i fitojmë dy ndeshjet e radhës, do të jemi të kualifikuar, ndërsa në të kundërt duhet të presim të tjerët. Na duhet një ndeshje perfekte në të gjitha aspektet”, tha Alegri.

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"