Milani bën “pazar” në Gjermani, Mirabeli po studion 7 emra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 11:20

Milani bën “pazar” në Gjermani, Mirabeli po studion 7 emra

Mision gjerman për Masimilan Mirabelin, i cili paraditen e djeshme fluturoi drejt Gjermanisë.

Për drejtorin sportiv kuqezi parashikohet një fundjave e ngjeshur që nisi dje në mbrëmje me ndeshjen mes Bajer Leverkusenit dhe Bajnerit të Myhiut, do të vazhdojë sot me Lajpcig – Shalke dhe do të përfundojë nesër me Këln – Gladbah.

mirabeli

“Nuk shkoj për merkato, është thjesht një udhëtim për të përditësuar njohuritë e mia. Kjo është puna normale për një drejtor sportiv”, shpjegonte dje Mirabeli përpara nisjes.

fasone mirabeli

SHËNJESTRA – I pari në listën e interesave të Milanit është Julian Brandt. Sulmues krahu, shtatlartë, që luan pa problem me të dyja këmbët. Mirabeli e njeh 21-vjeçarin që në kohët kur punonte për Interin, ndërkohë djaloshi është rritur ndjeshëm në aspektin e paraqitjeve duke koleksionuar edhe 12 ndeshje me kombëtaren e Hoakim Lëvit dhe 1 gol.

Pjesë e kampionëve të botës, Brand vlen të paktën 25 milionë euro dhe pjesa e mbetur e sezonit së bashku me një paraqitje të mirë në Rusi do të rriste ndjeshëm kuotimet e tij. Pikërisht për këtë arsye, Mirabeli synon të arrijë në muajt në vijim një marrëveshje për transferimin e tij në verë.

dfddf

XHEVAHIRI – Në radhët e Lajpcigut po shkëlqen ndërkohë Dajot Upamekano. 19- vjeçari me pasaportë franceze, por me origjinë nga Guinea Bisau, po çmend prej kohësh të gjithë vëzhguesit e klubeve më të mëdha europiane.

Aktualisht vlen vetëm 30 milionë euro, por me kontratën e nënshkruar në fillim të sezonit, kartoni i tij që nga 1 qershori 2018 do të vlejë të paktën 100 milionë euro. Mbrojtësi i Lajpcigut është një lojtar që preferon të luajë në qendër.

Tejet i fort fizikisht, luan shumë mirë në ajër dhe me këmbë, aq sa jo rrallë trajneri Ralf Hazenhytl e rreshton edhe përpara mbrojtjes.

ghgt

KOLOSI  – Emri tjetër është ai i Denis Zakarias, kolosi i Gladbahut që konsiderohet si një ndër shkatërruesit më të mirë në kampionatin gjerman.

Presingu dhe topat e vjedhur janë specialiteti i tij, pa harruar edhe kontributin në tabelën e golashënuesve. Kongolezi me pasaportë zvicerane vlen 20 milionë eurro, megjithëse vetëm 21 vjeç.

gfgfgf

ORIENTIMI – Përveç të përfolurit Ludvig Augustinson, Mirabeli ka edhe tre emra të tjerë në listën e tij. Njëri është Julian Vaigël i Borusias së Dortmundit, i cili sapo ka rinovuar kontratën dhe vlen 30 milionë euro.

Milani kërkon një regjisor për vitin e ardhshëm dhe 22- vjeçari mund të jetë profili i duhur për të marrë vendin e dy veteranëve, Montolivos dhe zhgënjyesit Bilja.

dfdfdf

Duke qëndruar në mesfushë, për drejtorin Mirabeli mbetet edhe vëzhgimi i dyshes së Shalkes, Tilo Kehrer dhe Maks Majer, me këtë të fundit disi më të privilegjuar, pasi kontrata i skadon në qershor dhe mund të jetë një afrim tepër i vyer në aspektin cilësi-kosto.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"