Milani bën “pazar” në Angli, kuqezinjtë kanë gati 12 mln euro për mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 9:15

Milani bën “pazar” në Angli, kuqezinjtë kanë gati 12 mln euro për mbrojtësin

Rikardo Rodrigez me shumë mundësi do të jetë largimi i radhës nga Milani, me destinacionin që siç thuhet tashmë prej ditësh, do të jetë Fenerbahçe. Turqit kanë zgjidhur bllokimin e merkatos me kalimin e Mozesit tek Interi dhe tashmë mund të afrojnë zviceranin.rodrigez

Nga ana e tyre, drejtuesit kuqezinj janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e zviceranit dhe duket se e kanë gjetur në Angli. Thuhet se “Djalli” ka nisur bisedimet me anglezët e Uiganit për mbrojtësin e majtë, Antoni Robinson. Ky i fundit pëlqehet shumë nga italianët, të cilët e shohin atë edhe si një investim për të ardhmen, për shkak të moshës 22- vjeçare.

Sipas asaj që shkruan “calciomercato”, anglezët kërkojnë të paktën 15 milionë euro plus bonuse për të hequr dorë nga shërbimet e futbollistit, një shumë e cila konsiderohet e lartë nga Milani, që nuk mendon të ofrojë më shumë se 10-12 milionë euro.Antonee-Robinson

I rritur në akademinë e Evertonit, Robinson fitoi vëmendje në radhët e Boltonit në Kategorinë e Dytë të kampionatit anglez. Prej dy sezonesh është pjesë e Uiganit, me të cilin ka luajtur një kampionat në Championship, teksa sivjet ndodhet në Premierligë duke regjistruar 25 prezenca dhe të gjitha si titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"