Milani bën goditjen e dytë në merkato, arrihet marrëveshja me ish-lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 21:50

Milani bën goditjen e dytë në merkato, arrihet marrëveshja me ish-lojtarin e Juves

Mario Manxukiç do të jetë lojtari më i ri i Milanit. Sipas mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e hënë ose të martë, sulmuesi kroat pritet të zyrtarizohet te kquezinjtë.

mandzukic.juve.2018.19.orecchio.750x450

34-vjeçari rikthehet kështu në Serinë A, ku luante deri para një viti, kur ishte pjesë e Juventusit. Marrëveshja është arritur për një kontratë deri në qershor të vitit 2021, më mundësi rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Drejtuesit e Milanit kanë marrë edhe miratimin e Zlatan Ibrahimoviçit për këtë lëvizje, i cili është një lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Milanit.

Suedezi nuk është menduar fare për ish-lojtarin e Juves, pasi është i bindur se me të mund të bëjnë mirë, duke parë edhe karrierën, ku ka luajtur me klube të mëdha, si Bajerni, Ateltiko Madrid dhe Juventus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"