Milani bën goditjen e 12 në merkato, arrihet marrëveshja për Nikola Kaliniç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 10:18

Milani bën goditjen e 12 në merkato, arrihet marrëveshja për Nikola Kaliniç

Mbrëmjen e djeshme u zhbllokua përfundimisht marrëveshja e Milanit me Fiorentinën për Nikola Kaliniç. Kroati kishte muaj që kërkonte Milanin dhe në stërvitjet e fundit nën urdhrat e Piolit nuk ishte paraqitur duke i dorëzuar klubit vjollcë edhe një raport mjekësor ku thuhej se futbollisti ishte i stresuar.

Fiorentina's forward Nikola Kalini? celebrates after scoring the 4-1 lead during the Serie A soccer match between Inter Milan and Fiorentina at the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 27 September 2015. ANSA/DANIEL DAL ZENNARO

Nga ky akord, Fiorentina do të përfitojë 20 milionë euro plus 5 milionë të tjera për huazimin. Sezonin e parë, nën urdhrat e Montelës, 29-vjeçari do ta kalojë si i huazuar, ndërsa pas një viti Milani do të jetë i detyruar sipas marrëveshjes që ta blejë krejtësisht kartonin e sulmuesit.

Sinjalet që transferimi do të mbyllej pozitivisht kishin ditë që nuk mungonin me kuqezinjtë që flisnin hapur për sulmuesin e me klubin toskan që pavarësisht se nuk komentonte e kishte hequr fanellën e kroatit nga dyqani online. Një tjetër fakt që ishte sinjal i akordit në arritje ishte edhe afrimi i Xhovani Simeones në Firence, me argjentinasin që ka zgjedhur pikërisht fanellën me numër 9 që deri disa ditë më parë ishte në shpinën e Kaliniç.

Ai bëhet kështu lojtari i 12-të i afruar nga kuqezinjtë në merkato me shpenzimet që i afrohen kuotës 250 milionë euro dhe me Montelën që më në fund ka bomberin që luan për skuadrën dhe garanton gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"