Milan Skriniar firmos me Interin: Nuk më besohet që jam pjesë e kësaj skuadre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2017 | 20:22

Milan Skriniar firmos me Interin: Nuk më besohet që jam pjesë e kësaj skuadre

Milan Skriniar është zyrtarisht lojtar i Interit. Mbrojtësi sllovak ka firmosur ditën e sotme një kontratë 5 vjeçare me zikaltërit. 23 milionë euro i pagoi klubi nga Milano skuadrës së Sampdorias për të siguruar shërbimet e 22 vjeçarit.

Skriniar

Pas këtij transferimi, Skriniar bëhet lojtari sllovak më i shtrenjtë, duke thyer rekordin e mbajtur nga Vratislav Greçko, i cili në vitin 2002 iu bashkua Parmës për 21.5 milionë euro.

Skrinier

Pas zyrtarizmit, qendërmbrojtësi nuk ka ngurruar të thotë edhe fjalët e para si futbollist i Interit.

“Nuk e prisja. Inter është një top klub botëror. Akoma duhet të marr veten nga lajmi. Por duhet të tregoj në fushë që është gjithçka e vërtete. Te dielën do të shkoj në Milano dhe më pas do t’i bashkohem skuadrës në grumbullim. Është bukur të firmosja për 5 vite” , deklaroi Skriniar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"