“Milan si Leisteri? Mendojmë vetëm për ndeshjen”, flet Pioli: Duhet përqendrim maksimal ndaj Sampdorias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 19:00

“Milan si Leisteri? Mendojmë vetëm për ndeshjen”, flet Pioli: Duhet përqendrim maksimal ndaj Sampdorias

Në prag të sfidës ndaj Sampdorias mbrëmjen e nesërme, synimi i kuqezinjve është vazhdimi i rezultateve pozitive dhe për të ruajtur kreun e klasifikimit. Stefano Pioli shfaqet në konferencëne  zakonshme për shtyp përpara gazetarëve, ku këta të fundit nuk nguruan t’a pyesnin teknikun kuqezi se Milani i tij i ngjason Leisterit:

2020.09.20-CS-Pioli-Milan-Bologna-Orizzontale

Milani si Leisteri – “Besoj se ajo është një situate pothuajse unike. Unë vazhdoj t’ua them se jemi vetëm në javën e 10 të kampionatit. Mendojmë vetëm për sfidën e nesërme ndaj Sampdorias që t’a përballojmë në mënyrën e duhur të mundshme, për të dërguar në shtëpi tri pikëshin.”

Sampdoria – “Do të jetë një ndeshje e vështirë, Sampdoria ka lojtarë të stërvitur mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe tepër të kujdesshëm taktikisht, pasi kundërshtarët janë kundërshtar me vlera.”

Kërkesë për skuadrën – “I kërkoj skuadrës të jenë të vendosur dhe t’i japin përqëndrimin e duhur kësaj sfide. Përgatitja e ndeshjeve është ajo që bën diferencën.”

Ibrahimoviç – “Kërkoj që me çdo lojtar të flas drejtpërdrejtë. Kur flet nga zemra dëgjohesh më lehtë. Unë i thashë se për atë që kishim filluar dhe demonstruar vitin e kaluar nuk do të ishte e drejtë të ndërpritej, përveç gjithë kontributit që ai kishte dhënë. Unë i thashë të mendonte për këtë dhe që unë, Maldini, Masara dhe Gazidhis do të bënim gjithçka për ta bindur atë. Jemi të lumtur që jemi këtu.”

Perspektivat e sezonit – “Unë gjithmonë kam qenë i bindur për cilësitë e lojtarëve dhe si trajner gjithmonë shpreson të marrësh më të mirën. Për fat të keq ne nuk kemi fituar asgjë akoma dhe ka akoma shumë për të bërë, ne jemi një grup i gatshëm dhe duam të jemi ambiciozë.”

Kondicioni i skuadrës – “Fizikisht jemi mirë. Kemi profesionistë në skuadër që dinë të shërojnë veten e tyre, pavarësisht nga kalendari i ngarkuar. Ndiejmë lodhje si të gjithë, por vrapojmë dhe jemi mirë në fushë, gjë që na ndihmon të vrapojmë edhe më mirë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"