Milan shtyn udhëtimin për në Kaljari, ja arsyeja e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 18:25

Milan shtyn udhëtimin për në Kaljari, ja arsyeja e vërtetë

Milani ka shtyrë udhëtimin e sotëm për në Kaljari.

calhanoglu.milan.2020.21.festa.gruppo.750x450

Skuadra kuqezi do të udhëtojë nesër për në Sardenja për t’u përballur me Kaljarin në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Sardegna Arena”.

Sipas asaj që thotë “CalcioMercato.com”, kuqezinjtë do të udhëtojnë nesër nga mëngjesi për në ishull për arsye se dy lojtarë si Teo Hernandez dhe Hakan Çalhanollu u infektuan me koronavirus paraditen e sotme, dhe për këtë skuadra milaneze do t’i nënshtrohet një tjetër kontrolli rutinë të tamponëve në respekt të masave dhe protokollit anti-COVID.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"