Milan rikuperon dy lojtarët ndaj Kaljarit, por në dyshim të madh mbetet ylli i kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 16:48

Milan rikuperon dy lojtarët ndaj Kaljarit, por në dyshim të madh mbetet ylli i kuqezinjve

Stefano Pioli rikuperon dy copëza të rëndësishme të skuadrës së tij në transfertën delikate ndaj Kaljarit në “Sardegna Arena” e programuar të zhvillohet të hënën në orën 20:45.

milan

Skuadra kuqezi rikuperon Teo Hernandez i cili është stërvitur rregullisht në seancën e sotme, e njëjta gjë vlen dhe për Aleksis Salemakers i cili ndihet mirë dhe pritet të jetë i grumbulluar për në transfertën e Sardenjës.

Ndërkohë kuqezinjtë janë në ankth për Hakan Çalhanollu i cili ende nuk është stërvitur me grupin dhe ndodhet në dyshim të madh për këtë sfidë.

Nuk dihet ende gjendja e tij dhe shkalla e dëmtimit, por Pioli me siguri do të bëjë pa shërbimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"