MILAN/ Renditja lëngon, “Djalli” i detyruar të mundë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 12:40


MILAN/ Renditja lëngon, “Djalli” i detyruar të mundë Interin

“Kemi dy ndeshje që do të na tregojnë më shumë për të ardhmen tonë: nëse e fitojmë derbin do të ndjekim Interin deri në fund, përndryshe do të duhet të djersitim kualifikimin në Champions deri në javën e fundit”.

MILAN INTER

Pas barazimit pa emocione me Juventusin, Stefano Pioli është shumë i kthjellët në analizimin e momentit të Milanit, i cili pas rrëshqitjes së rëndë me Specian dhe barazimit me bardhezinjtë tashmë është i detyruar të fitojë derbin e planifikuar pas ndalesës. Për momentin kjo duket e vetmja mënyrë për të vazhduar kultivimin e ëndrrave të titullit.

NEVOJITET CINIZËM – Ajo e së dielës ishte ndeshja gjatë së cilës kuqezinjtë goditën më shumë herë (14) drejt portës pa mundur të çojnë topin në rrjetë.

Pa gol e pa faitore, Ibra me shokë janë më shpatulla pas muri dhe do të duhet të përdorin ndalesën e kampionatit për të punuar në maksimumin e tyre dhe për të rifituar rrjedhshmërinë në lojë dhe kthejlltësinë që në ndeshjet e fundit (Xhenoa, Specia dhe Juve), ndoshta edhe falë kushteve të këqija të fushës “San Siro”, mungoi ose thjesht nuk u vu re.

Gota është gjysmë bosh”, tha Pioli pas ndeshjes dhe mbi të gjitha sepse kuqezinjtë duket se kanë humbur qartësinë e tyre para portës dhe po luftojnë për të gjetur lëvizjen vendimtare në metrat e fundit). Sprintet e Leaos nuk mjaftojnë, nëse Diaz, Mesias dhe Salmakers nuk gjejnë shpërthime dhe cilësi, portugezi mund të markohet lehtësisht dhe ekipi të bëhet shumë i parashikueshëm.

PA IBRËN – Dhe për sa i përket sterilitetit sulmues, lëndimi i Zlatan Ibrahimoviçit, i cili u ndal për shkak të një problemi me tendinën e Akilit të këmbës së djathtë (pra, jo të lënduar më parë) ndoshta për shkak të fushës dhe është në dyshime të forta. Ndeshja kundër Interit do të luhet më 6 shkurt.

Për momentin nuk ka ekzaminime instrumentale, me lojtarin që do të vlerësohet të mërkurën në rinisje dhe gjatë ditëve në funksion të derbit. Suedezi do të ishte një armë e mirë në derbi, teksa nga ana tjetër dihet që në këtë sezon raporti i tij me “San Siro”-n nuk ka qenë pozitiv.

Vetëm një gol në kampionat brenda Milanos është shumë pak dhe 40-vjeçari përveç shërimit, duhet të kërkojë edhe zgjidhjen e “problemit” që e pengon të shënojë në shtëpi. Derbi ndoshta vjen si me porosi, por me kusht që Milani të fitojë, përndryshe diskutimet do të kenë të bëjnë me vendet e renditjes që pak lidhje kanë me pozicionin e parë

PANORAMASPORT.AL