Milan pa Champions?! Donaruma largohet për tek Parisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 15:39

Milan pa Champions?! Donaruma largohet për tek Parisi

Gjatë dy sezoneve të para tek Milani, Xhanluixhi Donaruma e ka treguar veten se ka qenë një faktor përcaktues për fatin e Milanit. Edhe këtë verë, paraqitjet e tij të mira bënë që shumë klube europiane ta kërkonin, dhe 18-vjeçari ishte me një këmbë jashtë shtëpisë së djallit, por përpjekjet e klubit bënë që ai të vazhdojë aventurën me kuq e zinjtë.

Donaruma

Por ndryshe paraqiten gjërat për merkaton e ardhshme. Nëse Milani mbetet jashtë Ligës së Kampioneve, fati i Donarumës mund të jetë larg Milanelos. PSG është gati të paguajë klauzolën prej 75 milionë eurosh, dhe ta marrë gardianin e portës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"