Milan me mendjen tek merkato, drejtuesit kuqezi ofertë klubit francez për talentin 21-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 18:58

Milan me mendjen tek merkato, drejtuesit kuqezi ofertë klubit francez për talentin 21-vjeçar

Milan dëshiron me çdo kusht të përforcojë kontingjentin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

21 Amine ADLI (tfc) - DECEPTION FOOTBALL : Toulouse vs Nancy - Ligue 2 BKT - 03/04/2021 FEP/Panoramic PUBLICATIONxNOTxIN

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, drejtuesit kuqezi i kanë bërë ofertë skuadrës së Tuluzës për mesfushorin Amin Adli. Sipas asaj që shkruan media e njohur italiane, Maldini dhe Masara i kanë bërë ofertë klubit transalpin 5 milionë euro plus bonuset që arrijnë deri në 7 milionë euro.

Për 21-vjeçarin francez nuk është e lehtë, pasi kuqezinjtë nga Milano duhet të mposhtin edhe konkurrencën e bajer Leverkuzen dhe Marsejës.

Gjatë sezonit të kaluar me skuadrën e Tuluzës e cila militon në Ligue 2 franceze, Adli është paraqitur 36 herë në total në fushën e blertë, nga ku ka arritur të shënojë 8 gola dhe të dhurojë 8 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"