Milan favoriti kryesor për mesfushorin e Arsenalit, ka konkurencë nga ekipi tjetër i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 14:15

Milan favoriti kryesor për mesfushorin e Arsenalit, ka konkurencë nga ekipi tjetër i Serisë A

Milan dhe Fiorentina janë të dyja të interesuara për mesfushorin e Arsenalit, Lukas Torreira. Torreira e njeh mirë Serinë A, pasi ka luajtur me Peskarën dhe Sampdorian para se të transferohej tek Arsenali në verën e 2018 për 29 milionë euro.

tORREIRA-WEB

24 vjeçari prej kohësh nuk është një zgjedhje e parë në formacionin e Topçinjve dhe po mendon një rikthim në Serinë A. Sipas “The Telegraph” Milani është skuadra favorite për të nënshkruar me Torreirën.

Kuqezinjtë kanë konkurencë nga Fiorentina, me klubin vjollcë që e dëshiron gjithashtu mesfushorin e Arsenalit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"