Milan dhe Roma për pazar në Angli, garë për mbrojtësin surprizë të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 18:33

Milan dhe Roma për pazar në Angli, garë për mbrojtësin surprizë të Premier Ligës

Milan dhe Roma raportohet se kanë bërë përpjekjet e para për mbrojtësin e Noruiçit dhe të Anglisë U-21, Ben Gudrei. Sipas “Calciomercato.it” dy klubet italiane kanë shprehur interes për 22-vjeçarin. Noruiç e vlerëson lojtarin në shifrën e 50 milion eurove.

ben grudei

Gudrei i cili luan si qendër mbrojtës, ka luajtur 26 ndeshje me Noruiçin këtë sezon. Sidoqoftë mbrojtësi dëshiron të largohet, pasi skuadra e tij është shumë pranë rënies nga kategoria. Milani është shumë i interesuar për qendër mbrojtësin anglez, ku përveq atij synon edhe mbrojtësin e Uiganit Robinson.

Edhe Roma po mendon të bëjë pazar në Angli, pasi ka ngelur e kënaqur nga Smalling, Zapakosta dhe Mkitarian që i ka transferuar nga Premier Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"