Milan dhe Interi bëhen bashkë pas derbit, dy rivalët shpenzojnë 150 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 19:31

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Seria A

Milan dhe Interi bëhen bashkë pas derbit, dy rivalët shpenzojnë 150 milionë euro

Milani dhe Interi duhet të bëhen sërish bashkë pas derbit të fundit ku zikaltërit fituan me përmbysje me rezultatin 4-2.

San-Siro-e1580547021885

Sipas mediave italiane, kostoja e mbarëvajtjes së “San Siros” shkon në 150 milionë € të cilat do të ndahen përkatësisht 50 milionë € për impiantin dhe 100 milionë € për mbarëvajtjen e hapësirës përreth strukturës së stadiumit.

Një kosto e tillë e çon shifrën e investimeve të të dyja klubeve të Milanos për mbarëvajtjen e stadiumit mitik të futbollit italian dhe europian “San Siro” në 1.3 miliardë €.

Të dy rivalët e përjetshëm nuk pranojnë që “San Siro” të shembet duke kërkuar stadiumi i ri të ngrihet në një terren tjetër.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com