Mikitarjan nuk do të luajë nëse Arsenal shkon në finale të Europa Ligës, ja arsyeja që e ndalon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 20:01

Mikitarjan nuk do të luajë nëse Arsenal shkon në finale të Europa Ligës, ja arsyeja që e ndalon

Mikitarjan nuk do të luajë dot në finale të Europa Ligës nëse Arsenal arrin aty. Finalja këtë vit zhvillohet në Baku, Azerbajxhan. Futbollisti i Arsenal është armen dhe e ka të ndaluar hyrjen në territorin azer.

mikitarjan

Armenia dhe Azerbajxhani kanë një marrëdhënie të tensionuar mes tyre për shkak të konfliktit të Nagorno-Karabak. Ky rajon është në diskutim. Zyrtarisht këto territore janë pjesë e Azerbajxhanit, por Armenia ka pretendime mbi to. Këto dy shtete kanë ndaluar qytetarët e tyre të udhëtojnë në territoret e njëra-tjetrës. Mikitarjan është lënë jashtë ekipit edhe në vitin 2015 kur Dortmund udhëtoi për tu ndeshur me Gabala. Gjithashtu armeni do të humbasë edhe ndeshjen me Karabakun. Arsenali ndodhet në grupin E, së bashku me Sportingun, Karabakun dhe Vorsklan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"