Mihana kërcënon rivalët: Skënderbeun e njoh mirë, në Korçë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 10:14

Mihana kërcënon rivalët: Skënderbeun e njoh mirë, në Korçë për fitore

Në prag të sfidës me Skënderbeun, në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Bledi Shkëmbi ishte dhe sulmuesi i talentuar i Dinamos, Redon Mihana i cili i hapi sfidë korçarëve duke u shprehur se i njeh mirë dhe do të bëjnë gjithçka për të marrë fitoren.
mihana

Skënderbeu: ‘’E njoh shumë mirë Skënderbeun, pasi nuk ka ndryshuar filozofi loje nga sezoni i kaluar. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe kemi besim që do të fitojmë’’.

Humbja me Vllazninë: ‘’Ishte një humbje 6-3 dhe sigurisht që ishte ndjesi jo e mirë, por duhet të shohim përpara. Sido që të shkonte ndeshja në Shkodër, ne sërish për fitore do të udhëtonim drejt Korçës’’.

Golat: ‘’Prioritet është që të bëj sa më mirë për ekipin, pasi golat do të vijnë dhe jam i sigurt që do të shënoj’’, e mbylli fjalën e tij Mihana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"