Mihajloviç ankohet për rrogat, presidenti Halilaj: E pagova dhe më falënderoi, ja e vërteta me Filin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 19:50

Mihajloviç ankohet për rrogat, presidenti Halilaj: E pagova dhe më falënderoi, ja e vërteta me Filin

Pas largimit nga Luftëtari një muaj më parë, trajneri i portierëve, Jovan Mihajloviç, mësohet se ka pasur pretendime për rrogat e pamarra nga sezoni i kaluar. Në këto kushte, së fundmi ka zëra se mund të ketë paditur klubin në FIFA. I pyetur për rastin e boshnjakut, Halilaj deklaroi:

jovan mihajlovic

“Në muajin shator i kam dhënë rrogën që i takonte dhe për këtë gjë më ka falënderuar. Më dërgoi mesazh në telefon dhe e kam të ruajtur për arsyet e largimit. U largua për arsye familjare dhe më shprehu mirënjohje në mesazhin e tij. Më shumë s’kam ç’të them për këtë çështje”.

FILI

I pyetur për “rehabilitimin” e mundshëm të sulmuesit Realdo Fili presidenti Halilaj vuri në dukje se lojtari ende nuk ka kërkuar ndjesë. “Minimumi si president më duhet të them se Fili akoma s’na ka kërkuar ndjesë për veprimet që ka bërë. Përkundrazi, ka kërkuar të na çonte për gjykim.

hasani fili

48 orë kemi pritur për të reaguar. Është klubi para individit dhe askush tjetër. Ne ia kemi krijuar kushtet e duhura për të punuar dhe reflektuar”, përfundoi Halilaj. Dje bluzinjtë vijuan përgatitjet anti-Flamurtar në “Fushën e Vjetër” me kontigjent të plotë.

bekim halilaj

LAZAJ 

Sakaq, numri një i bluzinjve komentoi edhe dorëheqjen e administratorit Artan Lazaj. “Lazaj ka paraqitur dorëheqjen për arsye pune dhe në këto kushte do ta diskutojmë kërkesën për një tjetër person, por në këto momente administrator është Lazaj”, tha Halilaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"