Mihaj dhe Kaçe drejt largimit nga kampionati grek, pritet të kalojnë në Gjermani. E konfirmon agjenti: Kemi pasur bisedime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 13:33

Mihaj dhe Kaçe drejt largimit nga kampionati grek, pritet të kalojnë në Gjermani. E konfirmon agjenti: Kemi pasur bisedime…

Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe pritet të kenë një destinacion të përbashkët: Gjermaninë. Për qendërmbrojtësin, pritet që të ketë skuadra nga Bundesliga gjermane që do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e tij.Kace

Edhe për mesfushorin kuqezi, Gjermania shihet si mundësi, por në Bundesligën 2. Vetë menaxheri ka bërë me dije se ka interesime konkrete dhe po studion mundësitë.

enea mihaj

“Kemi pasur bisedime konkrete dhe po e shohim si mundësi reale që Kaçe të vendoset fillimisht në Bundesligën Dy. Si një hap i parë për t’u ambientuar, përpara se të bëjë kalimin në Bundesligë”, është shprehur Kagioulis, menaxheri i Kaçes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"