Mici: Kukësit i uroj suksese, kampionatin e fitojmë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2016 | 10:37

Mici: Kukësit i uroj suksese, kampionatin e fitojmë ne

Finalja e djeshme ka qenë e veçantë për mbrojtësin e Skënderbeut, Gledi Mici, i cili vetëm pak ditë më parë firmosi një kontratë me korçarët.

mici skenderbeu

“Të them të drejtën, u ndjeva mirë në këtë ndeshje, pasi e kam thënë edhe më parë që unë kam kaluar shumë mirë te Kukësi dhe më vjen mirë që fituan. Pa dyshim i uroj suksese në të ardhmen. Natyrisht që unë doja të fitoja me skuadrën time, Skënderbeun, por futbolli i ka këto.

Megjithatë e them me plot bindje se Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe ka lojtarët më cilësorë. Një gjë e tillë do të duket në kampionat, ku Skënderbeu edhe një herë tjetër do të tregojë se është ekipi kampion”, ka thënë Mici.

14068123_860497250748036_6139913168043011964_n

Lojtari ka folur gjithashtu për ambientimin me korçarët.

“Fillimi i kampionatit ose periudha para tij është e vështirë, por do duket vazhdimësia. Jam përshtatur mirë te Skënderbeu dhe jam në harmoni të plotë me lojën dhe me kolegët. Sa për tifozët kuksianë, nuk kam asgjë për të thënë, pasi unë jam lojtar profesionist, përveçse i përshëndes dhe i respektoj ata”, mbylli mbrojtësi.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"