Mici: Daja e ka shans qenin, ja si është të shpallesh kampion për herë të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 19:49

Mici: Daja e ka shans qenin, ja si është të shpallesh kampion për herë të parë

Gledi Mici foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh i lumtur për triumfin e arritur. Mbrojtësi i Skënderbeut zbuloi gjithashtu se trajneri Ilir Daja e kishte marrë qenin me vetë në fushë sepse e ka shan. Ai foli edhe për emocionet që i dhuroi titulli i parë në karrierë.

Mici

“Trajneri Daja e ka qenin shans, e ka si hajmali të vetën. Unë kam qenin tim por është në tribunë, është i madh për ta mbajtur në tribunë. Thonë që ata që mbajnë qen janë njerëz të mirë, prandaj i kemi qejf”.

Titulli juaj i parë në karrierë…

Po, titulli im i parë. Jam jashtëzakonisht i lumtur. Nuk kisha fituar asnjëherë titullin kampion.

Si është të shpallesh kampion për herë të parë?

Një ndjesi e veçantë, vetë fjala kampion, je mjaft i gëzuar. Shpresoj të bëj diçka në Champions.

U larguat vjet nga Kukësi, ndërsa Kukësi arriti të shpallej kampion, ndërsa tani u shpallët ju me Skënderbeun…

Kur erdha të Skënderbeu dhe nuk fituam kampionatin, iu thashë çunave mos jam unë tersi. Por ku arritëm grupet e Ligës së Europës dhe gjithë këto suksese, atëherë mund të fle i qetë sot.

Kush janë objektivat e ardhshëm?

Objektivi i ardhshëm është lufta me KAS-in, ta fitojmë këtë dhe të përqendrohemi te Champions.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"