Mezini kërkon “divorcin” pas një ndeshjeje, Gjyla i revoltuar: Nuk ia japim letrat, s’ka guxim të më dalë përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 21:10

Mezini kërkon “divorcin” pas një ndeshjeje, Gjyla i revoltuar: Nuk ia japim letrat, s’ka guxim të më dalë përpara

Trajneri lushnjar, Ilir Gjyla, për “Panorama Sport” tha se është habitur nga veprimi i Mezinit, i larguar pas firmës në kontratë.
gjyla
“E kam afruar Mezinin sezonin që shkoi dhe më ka thënë: ‘Faleminderit profesor që më bërë pjesë të Lushnjës!” Vinte nga Shkumbini, i dalë nga kategoria, por jam “partizan” i lushnjarëve dhe përzgjodha. Kemi punuar si staf, bashkë me vullnetin e tij si futbollist. Me punën tonë, me vullnetin e tij, Mezini arriti diçka, u bë lojtar që kërkohej në merkato. Është një djalë i mirë, i përsosur, por më habit veprimi që bëri tani. Nuk ka guximin të më dalë përballë e të më takojë. Keni dëgjuar ndonjëherë për një futbollist me emrin Mezini? E pra, ne e bëmë. I thirra futbollistët dhe i falënderova që do punonin me mua, sepse ishin pa kontratë. Patën problemet e tyre dhe u larguan. Edhe pse nuk i kisha nën kontratë, me largimin e tyre u mërzita. Nuk më thanë gjë, vetëm munguan në stërvitje. Kam thënë: ‘Çuna, kush ka për të ikur, të ikë tani, që të shoh skuadrën, të mos stërvit futbollistë që nuk do jenë të Lushnjës.
Mezini
Vendosëm që 7 futbollistë të firmosnin kontratën, midis tyre dhe Mezini. Firmosi, luajti në Ballsh, por të nesërmen kërkoi letrat. Nuk e di çfarë ka, nuk e di arsyen. Nuk është as i vogël, është 28 vjeç. Nëse do të shkojë punë “kunj” për “kunj”, nuk do të luajë, letrat nuk ia japim. Nuk mund t’i jap “gur” Beratit që të çaj kokën time. Edhe ata që ikën, nëse do të kishin firmosur kontratën, nuk do t’i lejoja””, tha trajneri lushnjar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"