Mezi pret të zbresë në fushë, Paketa zbulon planin që ka me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 21:48

Mezi pret të zbresë në fushë, Paketa zbulon planin që ka me Milanin

Lukas Paketa duket se është gati të marrë fatin e tij në dorë, sidomos në lidhje me aventurën te Milani.

lukas paketa
Braziliani mezi pret të zbresë në fushë dhe këtë e ka konfirmuar duke deklaruar se: “Jam mirë dhe po stërviten për të qenë sa më i gatshëm kur të rinisë gjithçka. Nuk ka ende datë dhe jemi në pritje për të mësuar kur do të nisin stërvitjen, megjithatë secili punon në shtëpi. Nuk është e lehtë, por nuk mund të ankohemi në këtë situatë sepse ka gjëra më të rëndësishme.”

Gjatë merkatos së janarit, Paketa u përfol edhe për një rikthim te Flamengo, aty ku Milani e bleu për 35 milionë euro në janar të vitit të kaluar. Huazimi ishte një hipotezë të cilën kuqezinjtë nuk e morën në konsideratë.

Sa i përket një rikthim në atdhe, 22 vjeçari sqaroi: “Sigurisht që një ditë dua të luaj përsëri me fanellën e Flamengos e me siguri që do ta bëj, por në momentin kam të tjera plane. Dëshiroj të realizoj të gjithë ëndrrat e mia në Europë e të bëj më të mirën për Milanin. Pasi t’ia kem arritur këtij qëllimi do të mendoj për t’u kthyer në Brazil e për të realizuar të tjera ëndrra.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"