“Mezi presim të përballemi me ekipet më të mira të Europës”, ndihmësi i Mançinit: Këta djem i kanë bërë një dhuratë të madhe trajnerit
Zv/trajneri i Italisë Alberiko Evani deklaroi pas kalimit në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve se mezi pret që 4-herë kampionët e botës të përballen me ekipet më të mira të kontinentit Belgjikën, Francën dhe Spanjën.
Pas fitores 0-2 ndaj Bosnje-Hercegovinës, ish-futbollisti i Milanit u shpreh se synon që Italia të dhurojë lojë të mirë në sfidat e ardhshme.
Ai ka drejtuar Italinë në ndeshjet e fundit pasi trajneri Roberto Mançini është i izoluar për shkak të koronavirusit.
“Flas çdo ditë me trajnerin Mançini dhe ai e di shumë mirë se si po ecën ekipi. Këta djem i kanë bërë një dhuratë të bukur trajnerit dhe për këtë jemi shumë të gëzuar. Do të jetë fantastike të përballemi me disa prej ekipeve më të mira të Europës. Nuk mund të presim për të parë se cili është niveli jonë. Do ta shikojmë në fushë se sa afër jemi me ata.
Duam të arrijmë rezultate nëpërmjet lojës së mirë. Kjo është ajo për të cilën kemi punuar në dy vitet e fundit. Edhe pa trajnerin e tyre, këta djem bënë gjithçka dhe janë më shumë djem të jashtëzakonshëm sesa futbollistë të mëdhenj”, deklaroi asistenti i trajnerit të Italisë Alberiko Evani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"