“Mezi pres që Tirana të shpallet kampion”, Nevil Dede: Ju tregoj batutën e Bejzades me trajnerin Ilir Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 17:57

“Mezi pres që Tirana të shpallet kampion”, Nevil Dede: Ju tregoj batutën e Bejzades me trajnerin Ilir Daja

Nevil Dede ka një karrierë të pasur si futbollist teksa ka arritur të fitojë shumë trofe me Tiranën dhe Elbasanin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares, aktualisht mban rolin e trajnerit të U-19 vjeçarëve kuqezinj.

nevil-dede

Në një lidhje direkte për emisionin “Fan Zone” në Supersport, 45-vjeçari u shpre se ka pasur fat që ka luajtur te Tirana, ndërkohë që nuk nguroi të zbulonte dhe një batutë të Skerdi Bejzades kur ishte pjesë e Elbasanit, me trajnerin Ilir Daja.

“Kam pasur fat që kam luajtur te Tirana. Nuk jam vetëm meritat e mia, por edhe të klubit e për këtë jam krenar që kam luajtur aty. Vrapi dhe Osmani shkuan në Kombëtare edhe fal meje dhe kujtoj një batutë të Bejzades.

I tha trajnerit Daja që të luante në mbrojtje me mua që të shkonte në Kombëtare. Unë jam pjesë e Tiranës pasi kam bërë histori me këtë klub. Është shtëpia ime pasi jam rritur aty dhe jam formuar si lojtar dhe si njeri. Mezi pres që të shpallen kampion dhe unë flas si tifoz pasi kam lidhje shpirtërore”, u shpreh fillimisht.

Dede foli edhe për gjendjen fizike të lojtarëve të Kombëtares  U-19 telsa i shpreh”

“Unë i kam ndjekur të gjithë lojtarët dhe pardje fola me Dobrën. Edhe ata kanë qenë të mbyllur si ne. Shumë lojtarë janë munduar të mbajnë veten në formë me aq sa kishin mundësi. Ka filluar stërvitja prej 10 ditësh dhe është pak situatë e vështirë duke parë ritmin e ndeshjeve dhe aty mund të kenë probleme lojtarët. Mos harrojmë që është bërë një ndryshim dhe do të ketë 5 zëvendësime që është një gjë pozitive”.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"