“Mezi pres derbin ndaj Interit”, danezi Kjaer: Nuk dua të flas për Eriksenin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 22:32

Bota FB Seria A Të fundit

“Mezi pres derbin ndaj Interit”, danezi Kjaer: Nuk dua të flas për Eriksenin

Në krah të Asmin Begoviç, Milani ka prezantuar zyrtarisht edhe Simon Kjaerin. Në konferencën e tij, danezi ka shpjeguar zgjedhjen, pritshmëritë dhe objektivat e aventurës së re në karrierë. 

KJAER SIMON

MALDINI – “Paolo ka qenë gjithmonë një idhull për mua dhe kur idhulli të telefonon e të kërkon të shkosh te Milani, ti nuk mund ta refuzosh. Për mua ishte një kënaqësi njohja dhe fakti që jam pjesë e klubit. Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr dhe e rroka në ajër këtë mundësi”.

ATALANTA – “Në Bergamo mbërrita në ditën e fundit të merkatos dhe pata vështirësi në aspektit taktit. Sidoqoftë, Atalantës i jam mirënjohës, sepse më lejuan t’i bashkohem Milanit”.

ERIKSEN – “Derbi me Eriksenin? Nuk dua të flas për të. Derbi do të jetë i veçantë dhe do të jetë bukur, nëse do të jetë pjesë e përvojës time si kuqezi”.

 OBJEKTIVA – “Synimi kryesor do të jetë përmirësimi. Te Milani ka shumë cilësi e për më tepër këtu është edhe Ibrahimoviç, i cili i ka dhënë diçka më shumë grupit, si në fushë, ashtu edhe në aspektin mendor. Duhet të përmirësohemi çdo ditë dhe të bëjmë më të mirën që të gjithë”.

IBRAHIMOVIÇ – “Karriera e Zlatanit flet qartë. Kemi rastisur të luajmë kundër njëritjetrit. Kemi pasur betejat tona në fushë, por sot nuk ka asnjë problem. Këto ditë kemi folur qetësisht dhe synimet tona janë të njëjta. Të dy duam të ndihmojmë Milanin dhe prania e tij është një stimul për këdo”.

GRUPI – “Dua të ndihmoj sa më shumë trajnerin, shokët dhe me lojën time. Kam shumë përvojë në nivel ndërkombëtar dhe do të jap kontributin tim për të lehtësuar presionin ndaj më të rinjve. Kur je 30 vjeç, duhet të japësh më shumë se 100 për qind”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com