“Mezi e presim që të luajmë derbin dhe të marrim tri pikë”, Florent Hasani: Festimi i golit si kundërpërgjigje për kritikat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 22:12

“Mezi e presim që të luajmë derbin dhe të marrim tri pikë”, Florent Hasani: Festimi i golit si kundërpërgjigje për kritikat

Florent Hasani ishte një nga protagonistët e sfidës mes Tiranës dhe Teutës. Sulmuesi kosovar shënoi golin e dytë të takimit, ndërsa mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë në sfidën e djeshme.

FLORENT HASANI

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi i Tiranës rrëfeu se goli i shënuar dhe festimi me Xhixhën ishin kundërpërgjigje për ata që i kanë kritikuar këto dy javë.

Keni tundur rrjetën me Teutën, por mund të kishit shënuar edhe dy gola të tjerë?

Po, si fillim është e rëndësishme që fituam. Është ndjesi e mirë që ndihmoj ekipin me gola. Kisha mundësi të shënoja dy apo tri herë, por e rëndësishme është fitorja që na jep vetëbesim për sfidat e radhës dhe në veçanti për atë derbi.

Çfarë ndodhi në dy takimet e kaluara kundër Vllaznisë dhe Kastriotit ku grumbulluat vetëm një pikë?

Thjesht ishim të pafat. Nëse analizon sfidat, kemi luajtur si ekip mirë. Është momenti që ne të kompaktësohemi. Me Vllazninë i kemi shkuar shumë pranë golit, ndërsa në Kamzë terreni ka qenë i vështirë dhe kemi vuajtur, sepse ai terren na penalizon për mënyrën se si luajmë. Atë që kanë parë sot tifozët është realiteti. Ky është kualiteti që ka Tirana.

Derbin do ta shijoni për herë të parë?

Ne do të japim maksimumin. Në këtë sfidë hyjmë për tri pikë. Kjo ndeshje ka rëndësinë e saj. Mezi presim që të luajmë derbin dhe të marrim tri pikë.

Mund të themi që Tirana është pretendentja për titullin kampion?

Momentalisht nuk mendojmë për titullin. Mendojmë për ndeshjen e radhës. Nëse merr rezultatet ndeshje pas ndeshjeje, atëherë je për titullin kampion.

Goli dhe festimi, për kë ishin?

Me Xhixhën e kishim bërë plan, sepse po na sulmojnë dhe ishte thjesht një kundërpërgjigje për ata që na sulmojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"