Mezani u “trembet” të kuqve, e kënaq edhe barazimi: Nuk është Partizani i fazës së parë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 10:07

Mezani u “trembet” të kuqve, e kënaq edhe barazimi: Nuk është Partizani i fazës së parë!

Gentjan Mezani e shikon të luftuar ndeshjen e sotme me Partizanin. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri i Laçit mendon se takimi ndaj të kuqve nuk do të jetë aspak i lehtë. Me ardhjen e Sulejman Starovës në krye të Flamurtarit, sipas Mezanit, kryeqytetasit nuk janë më si ata të fazës së parë.

Mezani

“Mendoj që me Partizanin do të jetë një ndeshje e luftuar. Takimi nuk do të jetë aspak i lehtë. Unë mendoj se Partizani nuk është ai i fazës së parë, ndaj ne duhet që të bëjmë shumë kujdes. Por, nga ana tjetër, duhet që të tregojmë edhe vlerat që kemi, pavarësisht se kemi lojtarë të rinj në skuadër”, tha fillimisht Mezani.

PRITSHMËRIA

Tekniku shprehet se kërkon të marrë maksimumin nga kjo përballje. Sipas Mezanit, e rëndësishme është që skuadra të mos humbasë dhe të shprehet mirë në futboll.”Ne hyjmë gjithmonë për të marrë maksimumin nga takimet që luajmë në fushën e lojës. Unë e theksoj se është shumë e rëndësishme që skuadra të shprehë futboll. Nuk duhet që të humbasim. Pikët janë shumë të vlefshme për ne”, u shpreh Mezani.

FORMACIONI

Sa i takon formacionit, trajneri Mezani ka menduar që të mos bëjë ndryshime nga sfida e fundit me durrsakët, duke hedhur në fushë një skuadër kryesisht mbrojtëse me Rexhinaldon në majë të sulmit dhe Eskerdën në ndihmë të tij.

E vetmja mungesë e Laçit në këtë ndeshje do të jetë kapiteni Sefgjinaj, i cili është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Gjithashtu ka arritur të rikuperohet dhe Ademir Soza. Kurbinasit, në takimin e sotëm, do të tentojnë ta ndëshkojnë skuadrën kundërshtare, duke shfrytëzuar shpejtësinë e krahëve të mesfushës me Nikën dhe Uzunin.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"