Mezani: Skuadra u zgjua pas golit të pësuar, ja çfarë duhet të bëjë Uzuni për tu shitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 16:09

Mezani: Skuadra u zgjua pas golit të pësuar, ja çfarë duhet të bëjë Uzuni për tu shitur

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku e vlerësoi fitoren e sotme ndaj Lushnjës dhe e cilësoi këtë fitore si shumë të vështirë.

Mezani

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë në të dyja pjesët e lojës, sidomos në pjesën e parë. U futëm në lojë më një synim që të luanim një ndeshje. Këto ndeshje janë të vështira për motivimin. Pjesën e dytë kemi hyrë pak më të bindur te fitorja dhe ja arritëm.”

Laçi u zgjua pas golit të shënuar nga Lushnja…

Po është e vërtetë. Bindja e plotë është ajo që të bën ta fitosh një ndeshje, pa çka përgatitjes taktike dhe fizike.

Duke marrë shkas e eksperiencë të rastit me  Xhejms, a është Uzuni një futbollist që mund të shitet për të mbushur arkat e klubit.

Ndoshta, por Uzuni duhet të bëjë shumë mirë këtu, sepse është viti i parë  që luan në Superiore. Duhet të ketë vazhdimësi dhe pse jo. Uzuni duhet të punojë jashtëzakonisht shumë. Cilësitë e tij janë shumë të mirë. Të mbaroj këtë kampionat dhe të bëjë shumë mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"