Mezani: Shpresoja të gabonte kundërshtari, por e pësuam ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 16:22

Mezani: Shpresoja të gabonte kundërshtari, por e pësuam ne

Trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, e merr me qetësi humbjen 1-0 ndaj Korabit. Pas ndeshjes së luajtur në Peqin, tekniku vlonjat bëri këto komente për mikrofonin e “SuperSport”-it:

Mezani

“Gabimi ynë na kushtoi tri pikë. Do të ishin tri pikë sigurie për ne, por rezultuan pikë shprese për Korabin. Megjithatë ishte thjesht ndeshja e radhës dhe duhet të shohim përpara.

Na e vështirësoi shumë punën edhe terreni, duke na detyruar të luajmë me topa të gjatë, krejt ndryshe nga stili ynë. Edhe gabimi i portierit na ndëshkoi, megjithatë nuk duhet ta kryqëzojmë pasi ka bërë paraqitje të mira në të kaluarën.

Në një fushë të tillë nuk mund të prisnim më shumë nga sa morëm. E dija që një gabim do ta vendoste ndeshjen. Besoja se do ta bënin kundërshtarët, por e pësuam ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"