Mezani: Penalltia ishte 2-3 metra jashtë, dua disa ditë pushime dhe më pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 21:28

Mezani: Penalltia ishte 2-3 metra jashtë, dua disa ditë pushime dhe më pas…

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, deklaroi se i vjen keq për finalen e humbur, dhe për faktin që u vendos nga një penallti e tillë, por në fund tani ka mbaruar, dhe tani i mbetet të krenohet me arritjen këtë sezon me Laçin.

mezanii

Në ndeshjen tuaj të 40-të, merrni një humbje me një vendim të diskutueshëm. Si ndiheni?

Jam i mërzitur sepse nuk fituam, por jam i lumtur për atë që kam bërë me këtë skuadër. Sot çunat treguan që nuk ka qenë rastësi që arritën deri këtu. E humbëm sot, Skënderbeu ka qenë më superior në qarkullimin e topit, por nuk na ka rrezikuar aq shumë. Fakti që fitoi vetëm me një penallti jo të qenë, më jep më të drejtë mua, që kemi qenë një skuadër e fortë, dhe të qetë.

Momenti i penalltisë…

Unë mendoj se është 2-3 metra jashtë zone. Gjithsesi, tani mbaroi dhe është e kotë të diskutojmë. E rëndësishme ishte të kënaqnim tifozët që erdhën, dhe bënë spektakël nga Laçi deri këtu. Fangaj gaboi në momentin e golit, pasi ai duhet të bënte diagonalen mbrapa. Qaqi duhet të dyluftonte në atë moment. Ishte një gabim, në lojë ka gabime. Keq më vjen, por tani ka mbaruar. Luajtëm kundër Skënderbeut.

E ardhmja juaj dhe e klubit?

Në këto momente do doja disa pushime të shkurtra, pasi ka qenë një lodhje e madhe. Ka qenë një stres pasi kemi pasur objektiv Europën. E arritëm javën e parafundit, dhe ishim më të qetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"