Mezani optimist: Jemi në formë, do të marrim pikë ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 10:55

Mezani optimist: Jemi në formë, do të marrim pikë ndaj Vllaznisë

Gentjan Mezani është i bindur se Laçi i tij mund të dalë me maksimumin e pikëve nga transferta shkodrane. Trajneri vlonjat i bardhezinjve, i kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, foli me optimizëm në prag të ndeshjes me Vllazninë. “Nuk ka ndeshje të lehta, e vlerësojmë maksimalisht skuadrën shkodrane.

Mezani

Ne do të japim maksimumin tonë në këtë situatë. Nëse ne do të luajmë mirë dhe do të ruajmë përqendrimin në të dyja fazat e lojës, mendoj që do të marrim shumë edhe nga takimi me Vllazninë. Situata pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë është e mirë. Në këto kushte do të shkojmë në Shkodër për të marrë maksimumin.

Laci

Natyrisht që jam shumë i kënaqur nga ecuria e deritanishme e ekipit. Kemi respekt për Vllazninë dhe për çdo kundërshtar tjetër, pasi secili nga ekipet ka objektivat e veta”, deklaroi Mezani. Ndërkohë, sot Laçi do të ketë një mungesë të sigurt në Shkodër. Bëhet fjalë për mesfushorin Ansi Nika, i cili nuk do të jetë i gatshëm, për shkak se nuk u riaftësua në kohë nga dëmtimi që pësoi ndaj Kukësit. Kujtojmë që në fazën e parë, kurbinasit e mundën 2-0 Vllazninë.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"