Mezani: Nuk shoh rezultatin, dua kujdes në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 10:19

Mezani: Nuk shoh rezultatin, dua kujdes në Gjirokastër

Laçi me ide të qarta udhëton drejt Gjirokastrës vetëm për kualifikimin. Bardhezinjtë e kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Luftëtarin.

Mezani

Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, trajneri Gentjan Mezani tha se takimi i sotëm do të jetë shumë i luftuar, ndaj kërkon përqendrim.

“Mendoj që ky takim për Kupën e Shqipërisë me Luftëtarin duhet të vlerësohet maksimalisht. Na duhet që këtë takim ta vlerësojmë po njësoj si takimin e parë. Në atë ndeshje të parë ne bëmë mirë dhe kështu duhet të veprojmë edhe në këtë të kthimit. Në qoftë se do të shikonim rezultatin, do të gabonim shumë. Ndeshja e nesërme (sot) do të jetë shumë e luftuar dhe kërkon një përqendrim dhe motivim maksimal”, tha Mezani.

laci4

PRITSHMËRIA – Trajneri Gentjan Mezani kërkon nga futbollistët që të jenë të kthjellët përpara portës dhe të gjithë të japin maksimumin për të arritur objektivin. Laçi ka fituar ndeshjen e parë, por sot nuk kërkon që të vendosë në diskutim kalimin në gjysmëfinalen e kupës.

“Unë u kam kërkuar djemve përpara kësaj ndeshjeje, që të jenë sa më të kthjellët para portës dhe sa më në ekuilibër gjatë gjithë lojës. Unë pres një ndeshje të mirë, ku të gjithë të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë mirë, për të arritur objektivin. Por duhet që të jemi me këmbë në tokë, shumë të kujdesshëm dhe të përqendruar. Sigurisht që kemi fituar ndeshjen e parë, por nesër (sot) është e rëndësishme që ne të mos e vëmë në diskutim kalimin për në gjysmëfinale dhe kjo kërkon shumë vlerësim nga ana jonë”, u shpreh trajneri.

Mezani1-470x312

SITUATA – Veç rezultatit që i favorizon ndjeshëm, duke e bërë gati të pamundur përmbysjen, Laçi udhëton më shumë se i plotë në qytetin e gurtë. Trajneri do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët dhe ky fakt e lumturon.

“Jam shumë i kënaqur që kam një skuadër të plotë. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion dhe nuk do të kemi mungesa. Kështu që shkojmë në këtë ndeshje për të bërë më të mirën dhe për të arritur qëllimin”, përfundon Mezani.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"