Mezani: Nuk mendoj se Skënderbeu do tolerojë në Kupë, të gjitha ekipet kërkojnë trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 16:17

Mezani: Nuk mendoj se Skënderbeu do tolerojë në Kupë, të gjitha ekipet kërkojnë trofeun

Trajneri i Laçit ka dhënë një intervistë për “Supersport” pas ndeshjes.

mezani

A jeni ndër favoritët për ta fituar Kupën?

Se parim ne i gëzohemi kësaj ndeshje dhe kalimit në gjysmëfinale. Te katërta ekipet që do të shkojnë në gjysmëfinale janë ekipe të forta dhe të tëra do tentojnë kalimin më tej.

Sfida e sotme?

Edhe pse kemi fituar ishte një ndeshje e vështirë. Kishte një shpërqendrim nga skuadra dhe për këtë gjë do u tërheq vërejtjeje lojtarëve, sepse në çdo ndeshje duhet të hyjmë në fushë me të njëjtin përqendrim. Po ta zgjidhnim më shpejt ndeshjen do na jepte mundësi të pushonim disa lojtarë për fundjavë ndaj Luftëtarit.

A justifikohen lojtarët ngaqë ishit në avantazh 3-0?

E drejtë që ai rezultat ana lehtësonte, por po të kishim pësuar gol në pjesë të parë do të ishte vështirësuar puna. Edhe në pjesën e dytë kishte vështirësi, sepse Lika futi në fushë lojtarë shumë të mirë si Abazaj, Bregu, Rroca që bëjnë diferencën, por na ndihmoi fati dhe për këtë jemi shumë të lumtur.

A do ju pëlqente një ekip si Skënderbeu ne Kupë, sepse mund të bëjë kompromis për shkak të garës në kampionat?

Mendoj që ne duhet të jemi të përqendruar dhe nuk duhet ta mendojmë këtë pjesë, kush do skuadre të jetë përballë nesh. Duhet të jemi të përqendruar sepse të gjitha ekipet mund të te vene në vështirësi dhe janë skuadra shumë të mira. Mendoj se Skënderbeu do ta kërkojë Kupën dhe nuk mund të quhet short i mirë, sepse nuk besoj ase Skënderbeu do të toleronte në Kupë. Mua më duhet që të përqendrohem dhe jo të mendoj se Skënderbeu do të tolerojë në Kupë.

Çfarë keni menduar kur keni parë formacionin e ekipit të Luftëtarit?

Formacionin e Luftëtarit e kam marrë vesh vetëm kur erdha këtu dhe nuk mund të prishja ekuilibrat e ekipit, sepse do të gaboja. Edhe lojtarët kanë patur një tolerim do kjo ishte negative.

A nuk kishit mundësi të pushonit disa lojtarë për këtë sfide?

Në qoftë se do ta kishim zgjidhur ndeshjet që pjesën e parë do ti kisha pushuar tre nga lojtarët tanë. Pastaj ne pjesën e dytë Kallaku doli me të kuq dhe na i vështirësoi punën. Pata frikë që të ndryshoja në pjesën e dytëm sepse më duhet të shënojë që të mos rrezikoja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"