Mezani: Nuk i druhemi kundërshtarit, në Kukës do të kërkojmë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 10:43

Mezani: Nuk i druhemi kundërshtarit, në Kukës do të kërkojmë fitoren

Kalendari i ka rezervuar Laçit një transfertë mjaft të vështirë këtë fundjavë, pasi do të udhëtojë drejt Kukësit.

Kukesi - Laci

Kurbinasit kanë zhvilluar një javë të ngjeshur stërvitore dhe kanë marrë ngarkesat e duhura për të përballuar këtë ndeshje delikate. Mungesa do të jenë dy, ajo e Fangajt dhe Kallakut, të pezulluar.

Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe ky është një lajm i mirë për stafin teknik që të hedhë në fushë një formacion konkurrues. Gentjan Mezani pret maksimumin ndaj Kukësit, paçka se e di që e lehtë nuk do të jetë.

Mezani

Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri vlonjat i kurbinasve, thekson: “Me Kukësin do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi kundërshtari është kampion në fuqi. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Takimi do të jetë i fortë, pasi pas rezultateve jopozitive duhet të rikthehemi te fitorja. Ky do të jetë momenti më i mirë. Nuk i druhemi kundërshtarit, pasi ne kemi një ekip me djem të rinj dhe duam maksimumin”.

E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"