Mezani nuk e mendon mbijetesën te Luftëtari, presidenti Tavo: Ja pse i besuam teknikut vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 17:27

Mezani nuk e mendon mbijetesën te Luftëtari, presidenti Tavo: Ja pse i besuam teknikut vlonjat

Pasditen e sotme, është prezantuar edhe për mediat zyrtarisht, trajneri i ri i Luftëtarit, Gentian Mezani, së bashku edhe me presidentin e gjirokastritëve, Grigor Tavo. Trajneri me origjinë nga Vlora, foli për shumë tema, nga objektivi i sezonit, si edhe për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Teutës.

mezani

ZGJEDHJA – “Dua të falenderoj presidentin për besimin. Uroj të mos i zhgënjej njerëzit këtu. Erdha me një dëshirë të madhe, pasi kam pasur edhe oferta të tjera. Loja e këtyre djemve më jep shpresë, pasi në këto 4 ndeshje kanë prodhuar futboll. Edhe mbështetja që kam marrë nga drejtuesit më jep forcë.”

OBJEKTIVI – “Nuk dua të flas për fjalën mbijetesë. Edhe Laçin, edhe Flamurtarin i kam marrë në të njëjtën situatë. Kemi ende shumë ndeshje për të bërë. Edhe ekipet e tjera nuk kanë shumë diferenca. Objektiv për mua është të marrim rezultat pozitiv çdo ndeshje.”

mezaniii

NDAJ TEUTËS – “Luajmë në fushën tonë. Humbja nuk do të jetë  e mirëpritur. Çdo gjë duhet të jetë pozitive. Do të futemi për të fituar. Kam besim tek këta djem. Janë siç kanë emrin, pra “luftëtarë” dhe do luftojnë për të marrë fitoren”.

Dy fjalë në këtë prezantim, ka folur edhe presidenti Tavo, i cili ndër të tjera ka shpjeguar pse zgjodhi t’i besojë teknikut Mezani aventurën e Luftëtarit.

luftetari mezani

“Për të drejtuar Luftëtarin, zgjodhëm një nga trajnerët më ekspert, si Gentian Mezani. Me mbështetjen time dhe të të gjithë stafit, ekipi do ecë në atë rrugë që kishim menduar. Mua më pëlqejnë planet afatgjata, dhe trajnerët nuk i shkarkoj me një telefonatë. Ishim bashkë me Kostic dhe Mezanin që po pinim kafe dhe diskutuam. i dha udhëzimet e ekipit. Nuk ka asnjë objektiv të parealizueshëm.  Edhe vjet kishim pak pikë pas javës së nëntë vetëm 8 pikë. Kemi lojtarë të mirë dhe uroj ta nisim me fitore. Nëse do të bëjmë kthehen e madhe çdo gjë do të shohim. Çdo gjë realizohet me punë. E kisha ndarë mendjen edhe pse më janë ofruar shumë trajnerë. Kam shumë besim tek Mezani.” – deklaroi presidenti Tavo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"